Mickoski dhe Orban ranë dakord në Uashington për një bashkëpunim të veçantë ekonomik sipas të cilit Qeveria hungareze do t’i japë qeverisë maqedonase një shumë prej 500 milionë euro me kamatë 3,25 për qind, periudhë grejs trevjeçare dhe afat shlyerjeje 12 vjeçare. është gjithsej 15 vjet. Përveç kësaj, vendi do të mund të aplikojë për mbështetje ekonomike shtesë.
“Sot, së bashku me Kryeministrin e Qeverisë hungareze, zotin Viktor Orbán, patëm një takim jashtëzakonisht cilësor dhe të frytshëm. Biseduam për disa tema, duke përfshirë edhe temën që është ndoshta më e rëndësishmja për qytetarët e Maqedonisë, që është se të dy qeveritë kanë rënë dakord që në të ardhmen të vendosin një bashkëpunim të veçantë ekonomik, diçka që do të thotë siguri dhe diçka që do të thotë stabilitet financiar për ekonominë tonë maqedonase”, informoi Mickoski pas takimit.
Bashkëpunimi i veçantë ekonomik nënkupton që në të ardhmen, kur të ketë nevojë, Maqedonia sërish do të mund të marrë hua nga qeveria hungareze.