Protesta e opozitës u zhvendos nga kryeministria drejt ambienteve të jashtme të bashkisë së Tiranës. Sapo kanë mbërritur, ata kanë hedhur molotov, duke i vendosur zjarrin derës dhe dritares kryesore të bashkisë.
Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, të cilat kanë fikur flakët.
Kjo është protesta e para kombëtare e opozitës pas asaj të 20 shkurtit. Po ashtu ky tubim vjen pasi Gjykata i dha vulën dhe logon Sali Berishës. Ky i fundit prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Protesta para kryeministrisë mbahet në një kohë që kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA në kuadër të samitit të NATO-s.