Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Breg-Lumë, ku një 24-vjeçar është vrarë me mjete prerëse dhe 2 persona të tjerë janë lënë të plagosur, mësohet se policia ka identifikuar autorin, viktimën dhe identitetin e të plagosurve.
Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital 24-vjeçari Adrian Pepkolaj, ndërsa të plagosur janë i vëllai i viktimës, 32-vjeçari Valentin Pepkolaj dhe 45-vjeçari Shkelzen Kukaj.
Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit shtetasit Saimir Sadiku 40 vjeç i cili u arratis menjëherë pas ngjarjes.
Në vijim të veprimeve Policia arrestoi 5 shtetas, konkretisht;
-Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.
Lajm i ndërlidhur: Ngjarja e rëndë në veri! 40 vjeçari plagosi 3 persona me mjete prerëse, njëri prej tyre humb jetën në spital. Policia ende në kërkim të autorit