Janevska: Ohri bëhet me  shkollë të mesme profesionale bashkëkohore

“Në Qendrën Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim  „Vanço Pitoshevski” kemi investim mjaft të madh prej gati 110 milionë denarë, ku plotësisht rinovohet objekti  dhe konvikti për nxënës. Gjithashtu njoftoj se fillojmë procedurën për prokurimin e pajisjeve të reja, të cilat janë adekuate  për t’u instaluar në këtë objekt, gjegjësisht banka të reja, karrige, dollapë dhe gjithçka që nevojitet për punën normale të kuadrit dhe për ndjekjen e arsimit cilësor”, kështu theksoi ministrja e  Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, e cila së bashku me kryetarin e  Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, sot vizituan disa shkolla fillore dhe të mesme të komunës, ku po realizohen  investimet  infrastrukturore.

„Fatkeqësisht këtu po zgjasin shumë punët ndërtimore, për shkak të moskujdesit dhe mosangazhimit të mjaftueshëm të udhëheqësisë së mëparshëm, prandaj një nga detyrat e para kur erdha në Ministri ishte të shikoja se ku është stagnimi dhe cilat janë arsyet, le të shpejtojmë aktivitetet këtu dhe së shpejti shkolla do të shndërrohet në  institucion bashkëkohor  që do të stimulojë të rinjtë të zgjedhin arsimin profesional dhe do t’i përgatisë mirë për hyrjen në tregun e punës”, theksoi Janevska, duke shtuar se sipas kontratës dhe komunikimit që kanë pasur me punëdhënësin, të gjitha aktivitetet e tjera  të punës do të përfundojnë nga mesi i muajit të ardhshëm.

Ministrja informoi se MASH-i ka paraparë investim  edhe  në shkollën fillore “Shën Naum Ohridski” në Peshtan, ku, siç theksoi ajo  me 8 milion denarë u  vendos fasadë me efikasitet energjetik si dhe është përshtatur tualeti  për nxënësit me nevoja të veçanta.

“Së shpejti do të pajisim edhe sallën  e sportit në shkollë, me të gjitha pajisjet e domosdoshme  për realizimin e aktiviteteve sportive si – futboll, basketboll, volejboll, hendboll, gjimnastikë…  ashtu siç është e paraparë edhe  në marrëveshjen tanimë të  lidhur. Infrastruktura është kusht i rëndësishëm për mësimdhënie cilësore dhe për këtë arsye qeveria e re do të angazhohet për rritjen e investimeve në shkollat e reja dhe rikonstruksionin,  pajisjen e atyre ekzistuese, njësoj në të gjitha komunat, mjediset  rurale dhe urbane ku do të paraqitet nevoja për investime ndërsa konform mundësive buxhetore. Tanimë siç kemi informuar në 100 ditët e para të mandatit do të dalim me analizë  të  hollësishme  se ku dhe në cilat objekte shkollore në vend ka nevojë për investime dhe do të bëjmë plan konkret me investime dhe afate për veprim”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janeva.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme