Dhuna barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, autorët ende në arrati! Drejtori i Policisë së Tiranës: Vijojnë kërkimet për kapjen e tyre në çdo territor të Shqipërisë

Policia ende nuk ka rënë në gjurmë e tre prej autorëve të dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 29 majit.


“Policia e Tiranës ka bërë të mundur të  arrestojë dy autorët kryesorë, të cilët hetohen nën masën e sigurisë arrest me burg dhe njëkohësisht vijojnë kërkimet për kapjen dhe arrestimin e 10 personave të tjerë.

Fillimisht kërkimet tona kanë qenë në territorin e qarkut të Tiranës, por tashmë vijojnë në gjithë territorin dhe shpresojmë që të kemi rezultate të shpejta për vendosjen para drejtësisë të këtyre individëve”, tha drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme