Ministri i ri i Administratës njoftoi se nuk qëndron pas zgjidhjeve ligjore të propozuara dhe dorëzuara në procedurë parlamentare nga përbërja e kaluar për tre ligjet për administratën, për nëpunësit administrativë, për punonjësit në sektorin publik dhe për ngritjen profesionale dhe trajnimin e nëpunësve administrativë. Goran Minçev paralajmëroi debat publik për këto ligje duke u kthyer kështu dy hapa prapa për ligjet të cilat përbërjen e fundit e sollën në buzë të greminës, me bllokime në Kuvend dhe kërcënimin e ish ministrit të atëhershëm të administratës Azir Aliu. Alsat kërkoi sot vendosjen në kontakt me Aliun për komente por nuk arriti nëse do të ketë reagime nga përfaqësuesit e Taravarit në Qeveri.
“ E theksoj se, se të gjitha zgjidhjet e mira të cilat janë veç më pjesë e ligjeve do të mbesin por vlerësoj se ka nevojë që edhe njëherë të ketë një proces transparent dhe konsultativ të sjellim ligje sistematike. Ligje që nuk do të jenë thjesht ‘makijazh dhe dekor’, por do të jenë sistematike dhe të përshtatura për t’iu përgjigjur sfidave dhe mundësive të reja për të pasur një administratë publike profesionale, të departizuar dhe të motivuar”, deklaroi Goran Minçev – Ministër i Administratës Publike. /Alsat.mk