E bija feston ditëlindjen, Bes Kallaku prek me urimin e tij!

Komediani Bes Kallaku ka ndarë një urim emocionues, por edhe prekës me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij nga romanca me Xhensila Myrtezajn, Ajkës.

Përmes urimit të tij, Besi ka reflektuar mbi jetën dhe sfidat, duke u shprehur se ka gjithmonë surpriza të papritura, duke shtuar se fuqia e vërtetë qëndron pikërisht tek përballja me to.

“Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh”, ishte fjalia përmbyllëse e urimit.

Të plotë e gjeni më poshtë!

“Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre. Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat. Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij. Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem. Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme