Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë në lagjen “Barrikadë” në Berat.
Mësohet se zjarri u shkaktua nga rrjedhja e një bombole gazi, duke përfshirë me shpejtësi njërën nga dhomat.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve, që pas marrjes së njoftimit u nis me 3 mjete drejt banesës, bëri që zjarri të vihej shpejtë nën kontroll.
Si pasojë e zjarrit, në banesë u shkaktuan dëme materiale por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.