Fundjava e “pushtuar” nga vala e të nxehtit! Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 43 gradë Celsius

Kjo fundjavë do të jetë nën valën e nxehtë, teksa temperaturat do të mbërrijnë deri në 43 gradë Celsius.


Orët me diell do të mbizotërojnë pjesën më të madhe të vendit, teksa vranësira të pakta kalimtare do të ketë në orët e mesditës në relievet malore.

Qyteti i Elbasanit do të shënojë temperaturat më të larta, pasi ditën e shtunë do të arrijë deri në 42 gradë Celsius ndërsa ditën e diel me 43 gradë Celsius.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek,  kryesisht në orët e mesditës. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Njoftimi i SHMU:

Fundjava do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek,  kryesisht në orët e mesditës. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme