Kiara Tito poston foto me vjehrrën, komenti i Luit tërheq vëmendjen e të gjithëve

Prej ditësh familja Ejlli, Kiara, Lui dhe Luna, është duke shijuar pushimet në Turqi. Pjesë e tyre është bërë dhe nëna e Luizit.

Çifti ka ndarë nëpër rrjete sociale për çdo ditë pamje nga vendi ku ata po qëndrojnë.

Po ashtu dy ditë më parë Luizi kishte 39-vjetorin e lindjes dhe momentet e bukura që ata kanë kaluar i kanë ndarë me ndjekësit e tyre.

Nëpërmjet një postimi të bërë pasditen e sotme nga Kiara, kjo e fundit shfaqet me nënën e Luit dhe Lunushin në karrocë.Mirëpo vëmendjen më të madhe e ka marrë komenti i Luizit i cili shkruan:

“Të të dojë nusja nënën dhe nëna nusen është bekim. Zemrat e mia ju!”

Siç duket Kiara gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën e saj dhe është një shembull për të gjithë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme