“21 janari”/ “Kam 13 vite që kërkoj drejtësi!” -Kalimi i çështjes në Prokurorinë e Posaçme, 36 vjeçari që u plagos në protestën përpara Kryeministrisë, Dybeli: Tani që e mori SPAK, kam besim

Artes Dybeli, 36-vjeçari i cili u plagos më 21 Janar të vitit 2011 në protestën para kryeministrisë, ka folur për News24, pasi çështjen e mori në hetim SPAK.


Ai shprehet se prej 13 vitesh ka kërkuar drejtësinë, por tashmë që çështja i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, ka besimin se drejtësia e kërkuar do të arrihet.

Dybeli mori dy plumba, por shpëtoi mrekullisht.

“Kam 13 vite që kërkoj drejtësi. Tani që cështjen e mori SPAK, kam besim. Provat e plagosjes time janë në prokurori. Të bëhet drejtësi për viktimat dhe të plagosurit e 21 Janarit” ka thënë ndër të  tjera Dybeli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme