Xhuli Nura pozon me veshje tradicionale: A jeni gati për dasma?

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, merr shpesh vëmendje me postimet që bën në rrjete sociale.

Ajo është një nga emrat më të zëshëm të showbizit shqiptar, ku reagon për çdo çështje – qoftë ato aktuale e të fushave të ndryshme.

Por, bukuroshja nga Drenica tërheq syrin edhe me fotografitë që ndan në Instagram, aty ku numëron afro 200 mijë njerëz.

Këtë herë, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka publikuar një fotosesion të realizuar me veshje tradicionale shqiptare.

E njëjta shihet në veshje të ndryshme, të cilat janë të punuara nga butiku ‘Alba’ në Gjilan.

Në secilën prej paraqitjeve duket e mrekullueshme, ku veshjet janë të kompletuara në detaje e mënyra të veçanta.

“A jeni gati për dasma oj nuse”, ka shkruar ajo.

Xhuli nga ana tjetër vazhdon të jetë beqare, të paktën kështu ka deklaruar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme