Parlamenti kërkesë Greqisë të heqë ligjin e luftës. PS-PD bashkojnë votat, miratohet projekt-deklarata

Me 96 vota pro dhe asnjë kundër mazhoranca dhe opozita janë bashkuar duke miratuar projekt-deklaratën e PDIU-së për t’i kërkuar Greqisë heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë.


Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi prezantoi në kuvend pr.deklaratën përmes së cilës kërkojnë nga qeveria që të bëjnë çdo përpjekje me Greqinë për heqjen e ligjit të luftës që ka në fuqi me Shqipërinë.

Nga foltorja e Kuvendit, Idrizi sqaroi se përse duhet hequr ky ligj, ndërsa theksoi se Greqia e ka hequr ligjin e luftës me Italinë, por ndërkohë me vendin tonë e mban ende në fuqi.

Sipas, Idrizit ligji i luftës është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar.

“Që në krye të herës kjo deklaratë vlerëson marrëdhëniet me Greqinë si edhe vullnetin për ti thelluar ato. Të dy vendet tona janë anëtare të ANTO-s dhe bashkëpunojnë pa rezerva. Kemi mbajtur shënim edhe konsideruar përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve e për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në OSBE dhe këshillin e europës. Mes Greqisë dhe Shqipërisë është nënshkruar edhe traktati i miqësisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë.

Ndryshe nga fryma e traktatit dhe vullneti politik i dyanshëm, ligji i luftës mbettë ende në fuqi dhe vijon të prodhojë disa nga efekte negative që lindin kur shtet janë në gjendje lufte. E dimë të tërë që më 28 tetor 1940 Greqia shpalli ligjin e luftës, pak më vonë kemi dekretin e përcaktimit si shtet armik.

Shtetet e përcaktuara si armike janë Italia bashkë me tokat perandorake dhe klonitë e saj, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Shqipëria s’ka qenë shtet sovran që sulmonte fqinjin e si pasojë Greqia ta shpallte shtet armik. Greqia ishte e pushtuar pas sovranitet e në fakt në akte të tjera këtë gjë e ka pranuar edhe Greqia vetë. Por dispozitat e këtyre ligjeve vihen në zbatim për shtete e mësipërme.

Por çka ndodhur ndërkohë. Ndërsa me Italinë çështja u zgjidh në vitin 1947 me traktatin e paqes, për heqjen e ligjin te luftës dhe sekuestron e fatit juridik të pronave të sekuestruara.

Ajo që ka mbetur pezull është vetëm pjesa e Shqipërisë, pjesa tjetër është hequr.  Ligji në fjalë është absurd përsa thash më sipër. Greqia e mban me ligj luftën, gjendje lufte dhe sekuestro për pronat dhe nga ana tjetër kemi traktat miqësie.

Me 20 tetor të vitit 2020 Dendias gjatë vizitës në Tiranë deklaron, sa i përket ligjit të luftës kjo është një anakronizëm, jam i sigurt që do ta zgjidhim. Sekuestro mbi pronat e shqiptarëve është në fuqi. Jemi të vonuar, pas 84 vitesh. Absurdi është se lufta vazhdoi vetëm për dy javë në territorin grek pastaj u futëm në territorin shqiptar, dhe vazhdon prej 83 vitesh, 11 muajsh dhe 2 javësh. Është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar. I takon këtij Kuvendi që të tregojë se Shqipëria është një vend paqedashës dhe i pavarur. Kemi autoritetin për të ngritur këtë çështje në nivelin më të lartë institucional dhe ndërkombëtar. Kërkon zyrtarisht heqjen e ligjit të luftës dhe pasojat juridike pronësore. Ngjan me ato minat e fshehura, të ndryshkura të luftës së dytë botërore që nga pakujdesia mund të shpërthejnë në çdo rast, duhet çaktivizuar ky ligj siç çaktivizojmë minat e luftës së dytë botërore”, tha Idrizi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme