Konflikti që pasoi në shkrepje arme në Vaun e Dejës, policia zbardh shkakun! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

Konflikti i ndodhur mes Jetmir Moriqi e një grup personash ditën e djeshme, në fshatin Melgushë të Vaut të Dejës, ku u qëllua në ajër me armë zjarri, ka marrë tashmë ‘kuptim’, pasi policia ka zbardhur arsyen e zënkës. Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga policia.


Në pranga është vënë Edmir Demiraj, 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç.

Sipas raportimit të uniformave blu, konflikti ka ndodhur për shkak të një borxhi të pashlyer mes Demiraj dhe Moriqi.

Kujtojmë se ditën e djeshme rreth orës 04:15, në fshatin Melgushë, Edmir Demiraj ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të tij me Jetmir Moriqi dhe disa shtetasve të tjerë.

Njoftim

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Melgushë, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të shtetasit J. M.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, se mëngjesin e datës 24.07.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin:

E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç.

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit J. M., gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:

U konfliktua me një grup personash dhe qëlloi me armë, shoqërohet 32-vjeçari në Vuan e Dejës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme