U kap në flagrancë, si djali Ymer Lalës ra në prangat e policisë! Oficeri Gardës organizonte lojëra fati klandestine në lokalin e tij

Gjatë një operacioni në Tiranë, policia ka vënë në pranga shtetasin Ylard Lala, djalin e oficerit të Gardës së Republikës, Ymer Lala.


Mësohet se 24-vjeçari është kapur në flagrancë në lokalin e tij në rrugën ‘Andon Zako Çajupi’, teksa organizonte lojëra fati në kundërshtim me ligjin së bashku me 11 shtetas të tjerë.

Gjithashtu mësohet se janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi si dhe gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Njoftimi i djeshëm i Policisë së Tiranës:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 operacioni policor i koduar ‘Poker 2’.

Arrestohen në flagrancë 11 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën ‘Andon Zako Çajupi’.

Procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Poker 2’.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

– Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin’, dhe ‘Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara’, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal;

– E. F., 43 vjeç, N. P., 49 vjeç, F. R., 58 vjeç, R. N., 32 vjeç, A. T., 25 vjeç, M. N., 46 vjeç, H. B., 23 vjeç, R. K., 26 vjeç, E. V., 38 vjeçe, dhe C. M., 56 vjeç, për veprën penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin’, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. N., 18 vjeç, F. P., 39 vjeç, K. N., 36 vjeç, K. P., 21 vjeç, A. Sh., 34 vjeçe, D. Gj., 33 vjeç, dhe H. D., 35 vjeç, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit’, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi Y. L., ndërsa 7 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie, dhe nuk e kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme