Kontrabanduan 7 tone kafe, në pranga 33 vjeçari, shpallen në kërkim 5 të tjerë! Detaje nga operacioni ‘Coffee seeds’

Uniformat blu kanë goditur një grup të cilët kontrabanduan 7 tone kafe në Shqipëri. Në pranga ka rënë një 33 vjeçar ndërsa në kërkim janë shpallur 5 bashkëpunëtorët e tij.


Është arrestuar i riu me iniciale F.K., banues në Tiranë, teksa po punohet për gjetjen e shtetasve E.T., 30 vjeç, M.T., 33 vjeç., A.Ç., 33 vjeç, I.Ç., 35 vjeç dhe A.S., 33 vjeç.

Policia sqaron se ky grup, kanë paraqitur në doganën e Qafë Thanës dokumente të falsifikuara përsa i përket origjinës dhe porosisë së mallit që po fusnin në vend. Në këtë mënyrë ata shmangnin detyrimet doganore, ndërsa kamionin që transportonte mallin, autorët nuk e kanë shkarkuar në doganën e Vorës siç kishin deklaruar në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Përgjatë kontrollit të ushtruar në banesës e A.S., në Thumanë, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28 paleta kafe, me peshë rreth 7 tonë, të cilat dyshohen të jenë të kontrabanduara.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Coffe seeds”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 tonë, të dyshuara të kontrabanduara.

U arrestua një shtetas dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë, bashkëpunëtorë në transportimin dhe magazinimin e pakove të kafes.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme, arrestuan shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, punohet për kapjen e shtetasve E. T., 30 vjeç, M. T., 33 vjeç, A. Ç., 33 vjeç, I. Ç., 35 vjeç, dhe A. S., 33 vjeç.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë paraqitur në doganën e Qafë Thanës, dokumentacion të falsifikuar të origjinës dhe porosisë së mallit që kanë transportuar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, dhe kamionin që transportonte sasinë e kafes, nuk e kanë shkarkuar në doganën e Vorës, siç kanë deklaruar në pikën e parë kufitare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. S., në Thumanë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 tonë, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme