Një 20 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Sarandës, pasi është shkaktari i dëmtimeve të 6 automjeteve të parkuara.
Në pranga ka rënë i riu i identifikuar Antonio Dimo, banues në Sarandë, i cili po drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, çka bëri që të humbte kontrollin e të përplasej me 6 makinat e parkuara.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Turizëm-Kanali i Çukës”.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugon u gjend në vendngjarje, e pas verifikimeve të kryera rezultoi në gjendjen e dehur të 20 vjeçarit.
Për pasojë, jo vetëm që është arrestuar, por gjithashtu Antonio Dimo është gjobitur në vlerën 170 mijë lekë.
Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dënohet me burgim nga 10 ditë deri në 3 vite, bazuar në dëmin e shkaktuar.