Dita e sotme do të jetë e nxehtë, për shkak të masave ajrore të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në relievet malore në lindje priten vranësira të pakta kalimtare.
Temperatura më e lartë do të shënojë 38 gradë Celsius në qytetin e Elbasanit. Ultësira Perëndimore do të arrijë nga 36-37 gradë Celsius, duke e bërë kështu një ditë të përkryer për të pushuar pranë bregdetit.
Era do të fryjë relativisht intensive dhe me shpejtësi mesatare 3-9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi 10-16 m/s, duke u bërë kështu relativisht problematike.