Vendosi lëndë plasëse në hyrjen e një banese në Shkodër, identifikohet një prej autorëve

Policia e Shkodrës ka identifikuar një nga autorët të cilët vendosën lëndë plasëse pranë banesës së Robert Gera, orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.


Është shpallur në kërkim shtetasi i identifikuar me inicialet L.M., si i dyshuar për këtë ngjarje.

Uniformat blu po vijojnë akoma punimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. po kështu po vijojnë punimet për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Kujtojmë se ditën e sotme, rreth orës 03:36 të mëngjesit, pati një shpërthim pranë banesës së Robert Gera, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës.

Deri më tani nuk dihet arsyeja e vendosjes së lëndën shpërthyere, priten detaje të mëtejshme nga uniformat blu.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, sqaron policia.

LEXO EDHE:

Shpërthim me lëndë plasëse në hyrjen e një banese, detajet e para

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme