Në një postim në Facebook, Sadriu thotë se me ftesën e zonjës së parë franceze ka marrë pjesë në drekën ku ishin 50 zonja dhe dy zotëri të pranishëm.
“Ndjehem jashtëzakonisht i nderuar nga ftesa për drekë nga Zonja e Parë franceze, Brigitte Macron, në mesin e 50 zonjave të para dhe dy zotërive të parë të pranishëm. Ishte një përvojë e veçantë të jem në tavolinën kryesore së bashku me zonjën Macron, Dukeshën e Madhe të Luksemburgut dhe zonja të tjera lidere”, ka pohuar ai.
Tutje, Sadriu thotë se me zonjën Macron kanë ndarë përvojat e tyre në mbështetje të agjendave zyrtare të dy krerëve të shteteve të Kosovës dhe Francës.