Mexhiti për Akademinë: Kjo iniciativë duhet të mbështetet, pse deri më sot nuk ka asnjë të punësuar shqiptar në ASHAM?

Lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti sot ka komentuar lidhur me nismën për krijimin e Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Art.

Ai tha se nismat e tilla vetëm e begatojnë shkencën, artin dhe kulturën në Maqedoninë e Veriut.

Mexhiti parashtroi një pyetje retorike: Si është e mundur që asnjë shqiptar nuk ësht i punësuar në akademinë maqedonase?

“Në pyetjen do të duhet të përgjigjem në pyetje retorike, pse ASHAM (Akademia e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni), deri më sot pra nuk ka asnjë të punësuar shqiptar, kjo është absurdi, nuk është absurdi pse shqiptarët duhet të jenë të kyçur aty, dhe mendoj se është në interes të këtij shteti dhe duhet të jenë të kënaqur të gjithë qytetarët, edhe shumica e parë maqedonase, edhe shumica e dytë shqiptare dhe të gjithë të tjerët. Deri sa qytetarët e këtij vendi kërkojnë të merren me hulumtime shkencore, me shkencë, me pjesën akademike, mendoj se këto iniciative duhet të përshëndeten, duhet të mbështeten, sepse fundi fundit, është investim për të ardhmen e këtij vendi”, pohoi Mexhiti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme