Me datë 28.07.2024 në ora 03:00, zyrtarët policorë të njësisë policore në fshatin Zajas të Kërçovës kanë privuar nga liria B.U (46) nga fshati Baçishtë i Kërçovës, me punë të përkohshme në Austri, pasi që, në një ahegn familjar ka gjuajtur me armë, me çrast ka plagosur tre persona të të njëjtit fshat.
Sipas raportit të policisë, të plagosurit , E.E.(33), M.R.(57) dhe një i mitur, të cilët ishin në aheng, kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Emergjencën Mjekësore në Kërçovë, ku konstatohet se janë në gjendje të rëndë.
Nga R.U. i është marrë arma dhe 300 fishekë, të cilat i posedonte me leje./ Alsat.mk