Digjet një depo në Fushë Kosovë, zjarri nën kontroll

Komandanti i batalionit, Zjarrfikësit e Prishtinës, Muhamet Reqani, ka deklaruar se zjarri që ka shpërthyer në një depo në Miradi të Fushë Kosovës është futur nën kontroll.

Ai për portalin rtv21.tv ka deklaruar se të gjitha brigadat i janë përgjigjur rastit.

“Sot rreth ores 11:43 NJPZ Prishtinë ka marrë info se po ndrezet një depo, të gjitha njësitë i janë përgjigjur rastit dhe në momentin që bisedojmë zjarri është nën kontroll”, tha Reqani.

Sipas disa burimeve kjo depo ka qenë me material shkollor/libra dhe letra.


Përfshihet nga zjarri një depo në Miradi të Fushë Kosovës

Një depo është përfshirë sot nga zjarri në Miradi të Fushë Kosovës.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme