Arrestimi me urdhër të SPAK i kryeprokurorit të Vlorës, avokatit dhe ish-oficeres, ja për çfarë akuzohen

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e drejtuesit të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.


Me urdhër të SPAK u bë dhe ekzekutimi i masës së arrestimit për Zarkën dhe për ish-oficeren e OPGJ-së, shtetasen E. Dautaj, si dhe avokatin me inicialet R.Çela.

Sipas News24, të dyshuarit kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim.

Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme