Përfaqësim i drejtë dhe adekuat, Mexhiti: Ne që i përfaqësojmë shqiptarët do t’i dalim zot kësaj pune

Izet Mexhiti deklaroi sot se do ta luftojë me një sërë kundërargumentesh qëndrimin e ministrit Minçev rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, që nga 29% duhet të jetë në 25%. Ne që i përfaqësojmë shqiptarët do t’i dalim zot kësaj pune” – deklaroi sot Mexhiti, duke theksuar se ligji është i qartë: përfaqësimi përcaktohet në bazë të popullatës dhe jo në bazë të numrit të rezidentëve apo jorezidentëve.

“Mendoj se jemi në fillime, dhe mbi të gjitha, dhe mbi të gjitha, ministria e Administratës, ka akoma problem me hapësirat se ku do të vendosen. Kështu që ka prioritete të tjera dhe mendoj se fokusi i qeverisë dhe shtyllat ishin zhvillimi ekonomik, standardi i jetesës i qytetarëve, kthimi i sundimit të ligjit, orientimi evropian i qeverisë, decentralizimi, dhe mendoj se duhet t’i përkushtohemi këtyre fokuseve të qeverisë së re, dhe jo ndaj provokimeve, se sa shqiptarë duhet të punësohen . Në ligj qëndron se përfaqësimi i drejtë duhet të jetë në bazë të popullatës së qeverisë, nuk qëndron në rezidentë apo jorezidentë, por në bazë të popullatës. Por këtë do ta zgjidhim brendapërbrenda qeverisë, me një numër kundërargumentesh, por u bëj thirrje edhe Minçevit dhe ministrave të tjerë t’i përkushtohen fokuseve të qeverisë që janë nënvizuar bashkërisht. Në të kundërt, ndaj këtyre provokimeve, do të vijojnë kundërargumentet”, tha Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme