“Akademia shqiptare”, nuk lëshojnë pe as Mickoski e as Mexhiti

As kryeministri dhe as zëvendëskryeministri nuk lëshojnë pe nga qëndrimet për një akademi shqiptare për shkencë dhe art. Izet Mexhiti theksoi sot fakti që shqiptarët synojnë shkencën, arritjet shkencore etj. është invesimi më i mirë për të ardhmen e shteti. Ai madje ironizoi faktin se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, institucioni aktual numër 1 në fushën e shkencës, nuk ka qenë shqetësuar asnjëherë lidhur me shqiptarët, përfaqësimin e tyre etj.

“Mendoj se të gjithë duhet ta shohin pozitivisht këtë, dhe të jemi të lumtur që shqiptarët por edhe qytetarët e tjerë kur kërkojnë që të merren më shumë me hulumtime shkencore, për arritje akademike, mendoj se me këtë shteti nuk humb asgjë, përkundrazi kjo paraqet investim për të ardhmen”, deklaroi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër.

Në akademinë aktuale ka edhe shqiptarë akademikë, të punësuar…?

“Jo, jo, nuk është ashtu. Në shumë debate, shumë kërkesa, ka vetëm 3-4 akademikë, por nuk ka asnjë të punësuar në ASHAM, madje as barist për kafe. Nuk mund të na bind askush se nuk ka shqiptarë që mund të punojnë në ASHAM”, u përgjigj Mexhiti.

Edhe Arben Taravari nga i njëjti koalicion theksoi se shqiptarët nuk duan etnizim të shkencës, por zhvillim të vendit.

“Jo, asnjëherë shkenca nuk etnizohet, tamam puna, ne kemi më shumë universitete, nuk e etnizojmë. Do të kemi më shumë institucione që merren me shkencë dhe art dhe t’i zhvillojmë këto institucione sa më shumë, t’i mbështesim, që çdo vit kur të ketë rezultate se si janë të radhitura universitetet tona, për fat të keq jemi për askund. Të japim maksimumin të gjithë nga vetja, që sa më shumë universitetet dhe arti, të gjitha etnitë në Maqedoni të zhvillohen sa më mirë”, u shpreh Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.

Por, në të njëjtat linja kundër mbeti edhe kryeministri Mickoski. Ai tha se ASHAM duhet të jetë vetëm një institucion, dhe frymimi i tij duhet të jetë bashkimi e jo ndarja.

“Qëndrimi ynë si VMRO-DPMNE është i qartë, ne kemi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Në kuadër të kësaj akademie janë mbledhur mendimi shkencor, shkencëtarët, që janë nga bashkësi të ndryshme etnike dhe duhet të punojmë në drejtim të asaj që ta pasurojmë me mendime shkencore dhe me shkencëtarë. Ajo është e ardhmja. E ardhmja nuk është te ndarja por te bashkimi, kështu që vlerësoj se në këtë drejtim duhet t’i shohim gjërat”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Ideja e Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Art u shpall pak ditë më parë, si një iniciativë prej 4 komunash. Por, ajo u kundërshtua edhe nga BDI-ja, që e quajti akademi mëhallësh. Nga ana tjetër, Akademia aktuale e shkencave dhe e artit deri tani ka numëruar vetëm 4 anëtarë, akademikun Alajdin Abazi, akademikun Abdylmenaf Bexheti, si dhe anëtarët e jashtëm, Izet Zeqiri e Ali Aliu. Më së shumti, ASHAM do të kujtohet në këto vite, për megaskandalin e enciklopedisë së saj në vitin 2009 kur shqiptarët u quajtën të zbritur nga mali. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme