Dy denoncime për humbje personash janë bërë në Fier, ku një djalë kërkon babain, ndërsa një burrë bashkëshorten.
Më konkretisht, në Stacionin e Policisë Patos është paraqitur shtetasi i cili kallëzoi se prej tri javësh ka humbur kontaktet me babanë e tij, i cili është larguar nga banesa.
Në Stacionin e Policisë Roskovec është paraqitur shtetasi i cili kallëzoi se ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, e cila para një viti është larguar në Francë.