Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Velipojë. Raportohet se lënda plasëse ishte vendosur në taracën e një lokali në fshatin “Rrjoll”.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, ndërsa lokali është në pronësi të 35-vjeçarit me iniciale A. D.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në taracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.