Situata në vend për zjarret sa vjen e përkeqësohet, teksa Pylli i Bodës në Maliq është përfshirë nga vatra intensive të nxehta.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.
Për shkak të terrenit të thyer malor, e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse me mjetet e tyre ndaj dhe sipas informacioneve është kërkuar ndihmë shtesë për të izoluar vatrat aktive të cilat kanë intensitet.
Ushtria i ka ardhur në ndihmë zjarrfikësve për të mbajtur në kontroll e për të shuar flakët që kanë ‘pushtuar’ zonën.
Zjarret janë favorizuar për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, e cila bën që të shtrihet më gjerë zona na djegie.
Aktualisht në terren ka zbritur edhe prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole i cili po vëzhgon nga afër situatën.