Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për situatën kaotike në Shëngjin, e cila është kthyer tashmë në një “hapësirë portokalli” për shkak të zjarreve masive.
Përmes një postimi në Facebook, ministria e Mbrojtjes tregon se ditën e sotme po punojnë 40 mjete zjarrfikëse, 50 forca operacionale dhe 1 helikopter Cougar.
Po kështu njoftohet se zona është në pritje të dy avionëve tip Canadair për të ndihmua forcat për shuarjen e flakëve.
Ministria e Mbrojtjes shprehet se situata është tepër problematike, teksa banorët, pushuesit e bizneset përreth janë evakuuar për të shmangur rrezikshmërinë e jetës së tyre.
Postimi i Ministrisë së Mbrojtjes
Situata e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, bashkia Lezhë
Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave opreaionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike.
Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e bauara dhe bizneset në zonë. U morën masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut.
Ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale.
Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar.
U bëjmë thirrje banorëve të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe zjarrfikësit në rast nevojë për evakuim. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmën e dhënë! Puna po vijon edhe në disa vatra të tjera ë vijojnë të jenë aktive në qarqet Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan.