Situatë alarmante në Shëngjin, evakuohen banorët dhe pushuesit! Trafik kilometrik në autostradë për t’u shpëtuar flakëve

Situata në Shëngjin vijon të jetë alarmante, teksa zjarret u janë afruar më tepër banesave dhe godinave të pushuesve. Për këtë arsye është bërë thirrje emergjente për evakuim të banorëve dhe pushuesve.


Ky evakuim ka sjellë dhe trafik të rënduar, duke bërë që vargu i automjeteve të jetë kilometrik në autostradë.

Ndërkohë siç u raportua e më herët nga Ministria e Mbrojtjes, zjarri nuk është izoluar por përkundrazi është përhapur më tej për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, pavarësisht angazhimit maksimal në nivel kombëtar.

Përveçse fo0rcave të shumta, në ndihmë ka ardhur dhe një helikopter Cougar, por nuk u arrit shuarja e flakëve.

Kujtojmë se ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale.

Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme