“Ti je Klevi?”- SPAK zbardh edhe atentatin ndaj dy vëllezërve Baho! Si ndodhi krimi 5 vite më parë

Një tjetër vrasje e bujshme është zbardhur nga megaoperacioni i SPAK që është zhvilluar në disa qytete, por me fokus në Elbasan. Bëhet fjalë për atentatin ndaj vëllezërve Klevi dhe Eraldo (Aldo) Baho, ngjarje e ndodhur më 1 korrik 2019 në Peqin.


Në këtë atentat mbeti i vrarë Klevi Baho, ndërsa u plagos vëllai, Aldo, ky i fundit ka qenë shënjestra e atentatorëve.

Në atë kohë Klevi Baho, kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu në Belgjikë, pasi ishte dënuar për akuzën e vjedhjes.

Si ndodhi vrasja ne korrik 2019

Klevi Baho ka qenë duke shkuar në shtëpi pas qëndrimit në një lokal të zonës. Në momentin që ka qenë duke ecur, shumë pranë një pike karburanti, atij i ka dalë përpara një person duke iu drejtuar me fjalët: “Ti je Klevi?” 22-vjeçari ka ditur të manovrojë duke i thënë “jo” dhe është larguar.

Për mosnjohjen e tij, ka shërbyer dhe një kapele që i riu kishte nisur të mbante në kokë ne ate kohe. Pasi ka përshkruar një distancë, i ka telefonuar vëllait të tij për ndihmë dhe ky i fundit ka shkuar menjëherë në vendin ku ndodhej me makinë. Por rrugës, duke shkuar në banesën e tyre, ata janë ndjekur nga një mjet.

Pasi janë afruar, autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të makinë tip “Audi”, ku gjendeshin dy vëllezërit.

Kanë qenë familjarët dhe banorët e fshatit që kanë dalë jashtë, pasi kanë dëgjuar të shtënat e armës. Ata kanë identifikuar 30-vjeçarin ne ate kohe, shumë pranë derës së mjetit të plagosur dhe e kanë nisur direkt në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Me shenja jete është gjetur edhe Klevini, i shtrirë dhe i plagosur rëndë poshtë një ure. Por, gjatë transportimit për në spital, 22- vjeçari ndërroi jetë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme