Nuk ka qetësi në Transportin Publik – Përveç grevës, paralajmërohen edhe protesta

Gazetare: Ajnur Bafqari

“Vazhdon kaosi me transportin publik. Qytetarët presin me orë të tëra nëpër stacionet e autobusëve nëpër kryeqytet, ndërsa transportuesit privatë, qarkullojnë me numër të reduktuar”, raporton gazetarja e Alsat, Ajnur Bafqari.

Transportuesit privatë punojnë me rotacione, vetëm në ndërrimin e tretë, pas orës 17 edhe atë vetëm sa për të plotësuar kushtet e kontratës që e kanë me Qytetin e Shkupit.
Për momentin në horizont nuk ka asnjë zgjidhje.

Sipas burimeve të Alsat, transportuesit privatë përveç grevës, nga e hëna mund të dalin edhe në protesta. Ata do të dërgojnë ankesë me shkrim te Qyteti i Shkupit, nga ku, për rifillim të punës kërkojnë që t’u paguhet një pjesë e konsiderueshme e të hollave si dhe të caktohet dinamika e re për pagesën e borxhit të përgjithshëm.

Ata kërkojnë edhe rritje të çmimit, pasi ankohen se kanë punuar me çmime të përcaktuara prej para 7 vitesh.

Transportuesit privatë insistojnë se shuma e borxhit ndaj tyre, shkon mbi 120 milion denarë, ndërsa nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik thonë se borxhi i dokumentuar është rreth 40 milion denarë.

“Për momentin borxhi ndaj transportuesve privatë që është verifikuar, në raport me faturat e verifikuara është dikund rreth 40 milion denarë. Plus ose minus, numrin e saktë për momentin nuk e kam, por është larg nga ai numër që është transmetuar në media”, tha Dragi Kushovski, Drejtor i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik.

Përveç mungesës së autobusëve privatë, edhe autobusët që i posedon Ndërmarrja e Qarkullimit Publik janë të vjetëruara dhe shpesh kanë nevojë për servisim. Çdo ditë, 15 deri në 20 autobusë nuk lëshohen në qarkullim për shkak të nevojës për riparim dhe pritjes së ndonjë pjese rezervë.

“Këtu janë më shumë kompani, sepse kjo shkon përmes prokurimit publik, nuk është një kompani dhe e dijmë se pjesët blihen kryesisht, për autobusët kinezë nga Kina, dhe transporti i tyre ndonjëherë mund të vonojë ose nëse për momentin kompani nuk e ka ndonjë pjesë të caktuar, presin që atyre t’u dërgohen, pastaj ata neve dhe kështu”, U SHPREH Dragi Kushovski, Drejtor i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik.

Për momentin NQP ka rreth 190 autobusë në qarkullim. Ky numër nuk është stabil dhe mund të ndryshojë nga dita në ditë, varësisht nga gjendja e autobusëve. Ndonjëherë ai shkon mbi 200, ndërsa ditën tjetër, bie në 185./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme