Një ngjarje e rëndë shënon në Fier, ku një 90 vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të një zjarri që ai ndezi në mënyrë që të digjte mbeturinat.
Rasti ka ndodhur në fshatin Peshtan Bregas të Fierit, ku i moshuari i identifikuar si N.C., ndezi zjarr në tokën e cila ndodhet nën pronësinë e tij, për të djegur mbeturinat.
Sipas uniformave blu vdekja dyshohet të ketë ardhur si shkak si asfiksimit.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë
Fier/ Informacion paraprak
Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.
Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.