Marklen Haka, anëtar i bandës së Niklës, dyshohet të jetë arrestuar ditën e sotme (31 korrik) në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai është i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Sipas raportimeve, Policisë së Shtetit i ka ardhur një informacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe për ndalimin e një personi, të dyshuar si Marklen Haka.
Autoritetet vendase blu kanë dërguar homologëve të tyre në Dubai të dhëna mbi Hakën, në mënyrë që të bëhet krahasimi, e për të identifikuar nëse është personi i njëjtë.
Deri më tani nuk kemi asnjë komunikim nga uniformat blu mbi këtë ngjarje, e nëse është ajo jo Marklen Haka personi i arrestuar.
Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, për pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.
VIJON…