“Ali Baba me 15 hajdutë, as rrugë nuk jep!” -Bllokohet autostrada Thumanë-Kashar, protestuesit ulën mes rrugës

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po zhvillojnë protestën e tyre të tretë në autostradën Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë hyrje e dalje në këtë rrugor, me pretendimin se u janë izoluar bizneset e tyre.


Teksa raportuam se policët hodhën gaz lotsjellës kundrejt protestuesve, këta të fundit duket se nuk dorëhiqen kollaj, pasi tashmë janë ulur në mes të rrugës, duke bllokuar kështu qarkullimin e automjeteve në të dyja anët e drejtimit.

Në pamjet e siguruara, një prej banorëve dëgjohet teksa bërtet “Duam rrugë. Ali Baba me 15 hajdutë, as rrugë nuk jep!”.

LEXO EDHE:

Autostrada Thumanë-Kashar sërish në protestë! Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kërkojnë hyrje-dalje në aksin rrugor! Policët hedhin gaz lotsjellës

Kujtojmë se banorët e kësaj zone e kanë kundërshtuar me muaj të tërë realizimin e këtij projekti, pasi janë shprehur se nuk janë shpronësuar në mënyrë të drejtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme