VIDEO/ Nuk iu bind urdhrave të uniformave blu, efektivi godet me shpullë qytetarin! Drejtori i Policisë së Shtetit e pezullon menjëherë nga detyra pas veprimit të paprecedentë!

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme, teksa një efektiv policie ka ushtruar dhunë ndaj një qytetari.


Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme (2 gusht), në aksin rrugor Thumanë-Kashar, ku u zhvilluar dhe protesta nga banorët për këtë autostradë, por rasti në fjalë nuk ka asnjë lidhje me tubimin.

Shtetasit E.Q., 36 vjeç dhe Gj.K., 36 vjeç, po udhëtonin me automjetin e tyre por po kryenin manovra të rrezikshme. sipas njoftimit të policisë, ata po ofendonin efektivet e Rrugores.

Pikërisht këto veprime të tyre kanë bërë që pasi të ndalojnë, për shkak të irritimit të krijuar, njëri prej tyre të goditet me shpullë nga polici.

Vepra e dhunës u krye nga polici Altin Qato.

Pas publikimit të kësaj video, disa orë më vonë Policia e Shtetit ka dalë me një reagim zyrtar, teksa shkruan se Qato është pezulluar paraprakisht nga detyra e tij.

Efektivi akuzohet për shkelje të rregullores së Policisë së Shtetit, atë të “Sjellja e rëndë diskredituese”.

Sipas reagimit, ndaj Qatos do të ushtrohet një hetim disiplinor nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Ndërkohë, dy 36 vjetarët, janë shoqëruar ditën e djeshme në ambientet e Policisë dhe janë proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Policia e Shtetit sqaron se këta të dy, përveçse kryenin manovra të rrezikshme, gjithashtu kanë ofenduar policët dhe kanë shqetësuar udhëtarët e tjerë të rrugës duke i rënë pa pushim sistemit zanor të automjetit (borisë).

Reagim i Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur me një video të publikuar në rrjete sociale dhe në media, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, për pezullimin paraprak nga detyra të Drejtorit të Policisë Rrugore Drejtues i Parë A. Q.

Gjithashtu, ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204, pika 2, germa “a”, e rregullores së Policisë së Shtetit, “Sjellja e rendë diskredituese”. Hetimi disiplinor do të kryhet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Sqarojmë opinionin publik se qytetarët që shfaqen në video nuk ishin pjesë e protestës që po zhvillohej nga banorët e zonës në aksin rrugor Thumanë -Kashar, por udhëtonin me mjetin e tyre në drejtim të Tiranës, duke kryer manovra në rrugë dhe kundërshtuar e ofenduar punonjësit të Policisë Rrugore, të cilët i kanë këshilluar për të ulur shpejtësinë dhe për të qëndruar në rradhë deri sa të normalizohej lëvizja. Edhe pas këshillimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, këta shtetas kanë vijuar t’i bien pa pushim sistemit zanor të automjetit, duke shkaktuar shqetësim te përdoruesit e tjerë të rrugës dhe njëherazi irritim të tyre.

Shtetasit E. Q. 36 vjeç, dhe Gj.K, 36 vjeç janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Mosbindjes ndaj urdherit te punonjesit te policise se rendit publik”.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, duke mos lejuar asnjë rast të cënimit të tyre pa u ndëshkuar ligjërisht.

Ndërkohë, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të përdoruesve të rrugës që të zbatojnë rregullat dhe udhëzimet e autoriteve policore në rastet kur ka ngadalësim apo bllokim të lëvizjes së automjeteve për arsye të ndryshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme