Zgjedhjet në Himarë/ “U dorëzuan pa probleme kutitë e votimit!”- Policia e Shtetit: Po monitorojmë territorin për të garantuar sigurinë

Policia e Shtetit në një komunikatë për mediat ka bërë të ditur se është përmbyllur procesi i dorëzimit të kutive të votimit për garën e Bashkisë së Himarës.


Policia zgjedhjet
Policia thekson se “dorëzimi i materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në VNV ka përfunduar pa probleme. Shërbimet e Policisë vijojnë përmbushjen e detyrës për ruajtjen dhe sigurimin e Vendit të Numërimit të Votave”.

Më tej sqarohet se “mbrëmjen e sotme, pas përfundimit të proçesit të votimit, Punonjësit e Policisë, të anagzhuar në këtë proces, janë paraqitur pranë çdo qëndre votimi dhe kanë bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit nga të gjitha QV-të në VNV.

Gjatë shoqërimit nuk pati asnjë problem përsa i përket përmbushjes së detyrës nga punonjësit e Policisë.

Dorëzimi i materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në VNV ka përfunduar pa probleme.

Shërbimet e Policisë vijojnë përmbushjen e detyrës për ruajtjen dhe sigurimin e Vendit të Numërimit të Votave.

Njëkohësisht vijon kontrolli i territorit në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme