E rëndë në Vlorë, i moshuari dhunon për vdekje bashkëshorten e tij

Një ngjarje e rëndë ka shënuar në Vlorë mëngjesin e sotëm (5 gusht), teksa një grua 64 vjeçare ka humbur jetën për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti.


I moshuari, i identifikuar me inicialet E.D., 70 vjeç, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H.D.

Kjo e fundit është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

70 vjeçari është arrestuar menjëherë nga policia e Vlorës.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“…arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës”, njoftoi policia e Vlorës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme