Të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, dënohen me 40 vite anëtarët! “Kokat” e grupit kriminal, dy vëllezër shqiptarë (EMRAT)

Anëtarët e një grupi kriminal në Itali, që drejtohej nga dy shqiptarë, janë dënuar nga drejtësia fqinje.


Ky grup kriminal drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë, Etmond dhe Klenis Qavani, 47 dhe 39 vjeç, të cilët ishin banues në Porto Sant’Elpidio. Po kështu, ata janë pronarë të një pikë shitjeje makinash.

Të dy ata, së bashku gjashtë anëtarë të organizatës, morën gjykim të shkurtuar, pra me ulje 1/3 e dënimit.

Nga ana tjetër, katër prej anëtarëve kërkuan një marrëveshje.

Në përfundim të gjykimit, u vendos që Klenis Qevani të dënohet me 10 vite e 8 muaj, ndërsa Etmond “Renato”Qevani me 7 vite heqje lirie.

Dënimi i dhënë për anëtarët:

  • Kleon Mema, 39 vjeç, 3 vjet vjet;
  • Ferdinando Bongiovanni, 62 vjeç, 5 vjet;
  • Arjan Ndoka, 49 vjeç, 5 vjet;
  • Geri Skilja, 29 vjeç, 3 vjet e 4 muaj;
  • Elidon Shkalla, 28 vjeç, 5 vjet;
  • Adele D’Avino, 1 vit.

Kujtojmë se operacioni ndaj tyre i koduar “Double Game” filloi në agimin e 29 qershorit 2023 në provincat Fermo, Macerata, Ancona, Pesaro-Urbino dhe Frosinone, si dhe në Shqipëri, Belgjikë dhe Spanjë.

Të arrestuarit ishin përgjegjës në cilësi të ndryshme për organizimin dhe trafikimin ndërkombëtar të kokainës dhe hashashit.

Hetimi kompleks, i nisur nga Porto Sant’Elpidio, pas sekuestrimit të 20 kg kokainë, kishte bërë të mundur rindërtimin e veprimtarisë dhe strukturës së një grupi kriminal me bazë operacionale në qytetin në bregdetin Fermo dhe me pasoja në territorin italian dhe evropian.

Megjithatë, hapat e parë të operacionit nisën në vitin 2020, kur, si pjesë e një tjetër hetimi të kryer nga Gico, figura e një ish-bashkëpunëtor të drejtësisë me origjinë nga Campania, përgjegjës për një grup të madh tregtarësh italianë droge, doli aktive në të gjithë Marche.

Prej aty hetuesit kishin rindërtuar zinxhirin e furnizimit me drogë, kryesisht kokainë, e cila, falë një organizate të fuqishme shqiptare, importohej rregullisht.

Organizatorët e grupit kriminal ishin në Porto Sant’Elpidio dhe ishin dy vëllezërit Qevani: Klenisi, i cili kishte ndjerë rrezikun, kishte arritur të arratisej, por ishte kapur në Belgjikë, ndërsa Etmondi ishte arrestuar.

Ata shfrytëzonin biznesin e shitjes së makinave për të transportuar kokainë dhe lëndë të tjera narkotike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme