Përfshihen nga flakët ullishtet në Berat, 3 mjete zjarrfikëse po punojnë në zonë për vënien në kontroll të situatës

Ullishtet e fshatit Levan në Njësinë Administrative Sinjë, Berat janë përfshirë nga flakët.


Fillimisht zjarri u shfaq në sipërfaqen me shkurre e ferra përreth ullishtës por u përhap me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Pas njoftimit të marrë, drejt zonës së zjarrit janë nisur grupet e shërbimit zjarrfikës me 3 mjete zjarrfikëse.

Sipas burimeve nga vendngjarja, situata është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e plotë të vatrave të zjarrit, ndërkohë që ende nuk mund të përllogariten ende dëmet dhe sipërfaqja e përfshirë nga flakët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme