I vodhën celularët turistit në ‘Sheshin Skëndërbej’, arrestohen dy autorët

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se i kanë vjedhur aparatet celularë një turisti.


Në pranga kanë rënë L.A., 22 vjec dhe Xh.M., 31 vjec, të dy banues në kryeqytet. Ata në bashkëpunim me njëri tjetrin I vodhën dy aparatë celularë turistit me iniciale D.C., 43 vjec.

Rasti ka ndodhur në qendër të Tiranës, pikërisht në sheshin ‘Skënderbej’.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139/25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Policia e Tiranës e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, ardhjen në ndihmë të çdo turisti që viziton kryeqytetin dhe goditjen e vënien përpara përgjegjësisë penale të çdo autori të dyshuar.

I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik dhe në vijim të punës për goditjen e të gjitha paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas një kallëzimi të depozituar nga një turist, se dy shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur me dhunë dy aparate celulare, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Si rezultat u identifikuan dhe arrestuan shtetasit L. A., 22 vjeç, Xh. M., (L)., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139/25 i Kodit Penal.

Dy të arrestuarit dyshohet se, te sheshi “Skënderbej” i kanë vjedhur dy aparate celulare shtetasit D. C., 43 vjeç.

43-vjeçari ka falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Vijon…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme