“I dëmtuari ka vetëm lëndime të lehta”- Avokati i Noizyt reagon për arrestimin e reperit: Po mbahet në mënyrë të paligjshme! Prokuroria Themelore në Pejë nuk ka guxim të…

Avokati i reperit të arrestuar Rigels Rajku (Noizy) ka reaguar publikisht për ngjarjen, duke shprehur se klienti i tij po mbahet në mënyrë të paligjshme ne paraburgim.


Besnik Berisha, përmes një postimi në Facebook, shprehet se personi për të cilin akuzohet Noizy se e e ka dhunuar, nuk ka dëmtime të rënda trupore siç pretendohet, por të lehta.

Për këtë arsye, sipas avokatit, urdhërarresti dhe paraburgimi janë të pajustifikueshme.

Ndër të tjera shprehet se Prokuroria Themelore e Pejës nuk ka guxim që dokumentacionit mjekësor t’i sigurojë akt ekspertim.

Reagimi i avokatit:

Dy fjale per Noizyn meqe uren e “hapem” .

Noizy kunderligjshem pandehet per lendim te rende trupor dhe kjo do te provohet ne te ardhmen e afert.

I demtuari ne kete rast ka pesuar vetem demtime te lehta trupore, ndonese jo per fajin e Noizyt e as per shkak te perfshirjes se tij ne kete incident.

Lendimi i lehte trupor nuk justifikon urdherarrestin dhe as paraburgimin. Pike!

Sic duket  Prokuroria Themelore ne Peje nuk ka guxim qe dokumentacionit mjekesore t’i siguroje aktekspertim.

Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s’munden e s’kane me cka .

P.S.

Tash ju ftoj me cu pyetje edhe andej, se une si avokat i Noizyt u pergjigjem kur te doni

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme