Pak ditë pas vrasjes së Dritan Idrizit në Itali, nga një bashkëatdhetar i tij, policia ka arritur të arrestojë autorin e ngjarjes dhe dy familjarët e tij si pjesëmarrës në krim.
Dritan Idrizi, 38-vjeç së bashku me disa miq të tij, të armatosur me shkopinj dhe hekura, shkuan për të larë “hesape të vjetra” me një tjetër familje shqiptare në Tavullia, e cila i kishte 38-vjeçarit 5 mijë euro borxh dhe nuk kishte ndërmend t’ia jepte.
LEXO EDHE:
Dy familjet kanë nisur të debatojnë në një rrugë të Tavullias, ndërsa më pas ka nisur edhe përleshja fizike, ku Idrizi goditet 3 herë me thikë në gjoks, njëra prej tyre në zemër nga kryefamiljari që po sulmohej nga 3 personat e Idrizit.
Gjatë dëshmisë së tij, autori është shprehur se viktimën e kishte goditur me thikë në bark dhe këtë e kishte bërë në mbrojtje personale dhe për të mbrojtur familjen e tij, përfshirë gruan dhe djalin.