I mituri në Lipjan raporton se është rrahur nga daja e tij, arrestohet i dyshuari

Një i mitur në Lipjan ka raportuar se më 10 gusht ishte rrahur nga daja e tij. Policia e Kosovës ka njoftuar se i mituri ka raportuar në prezencë të babait të tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Gllanicë, Lipjan 10.08.2024-23:00. Viktima mashkull kosovar, i moshës së mitur, në prezencë të babait të tij ka njoftuar se para tri dite është rrahur nga daja i tij  i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme