Dy vite harxhime për Marrëveshjen e Ohrit

Pas dy vitesh koncertesh të kushtueshëm dhe tendence të dështuar për festival tradicional të ngjashëm me “Sunny Hill” dhe “Exit”, BDI-ja tani akuzon pushtetin për manifestim me buxhet të sakatuar për Marrëveshjen e Ohrit. Sipas tyre, në manifestimin e këtij viti për 23 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit nuk ishin të pranishëm personat kyç dhe buxheti ishte i sakatuar. Manifestimin e quajtën monoetnik, edhe pse në të ishin përfaqësues të pushtetit edhe nga radhët e partive maqedonase. Sipas tyre, të pranishëm ishin vetëm vazalët puthadorë që kanë pushtuar institucionet.

Koncerti i Grubit i vitit 2022 për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit kishte kushtuar rreth 70 mijë euro, sipas opozitës së atëhershme VMRO, në kulmin e krizës ekonomike pas pandemisë. Kurse të pranishmit kishin shkuar vetëm për muzikën, pa e ditur arsyen që janë aty.

Edhe pse BDI-ja e kishte paralajmëruar si manifestim multietnik dhe multikulturor, këngëtarët maqedonas Vlado Janevski dhe Antonija Gigovska kishin anuluar performancën e tyre.

Një vit më vonë, Grubi dhe Ministria e tij u akuzuan për një skandal të ri, harxhimin e 100 mijë eurove për një koncert tjetër për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit. Këngëtarët e jashtëm u paguan nga 10 mijë euro secili për një natë koncert, kurse ato vendas nga 7500 euro.

Në dy vitet e kaluara 2022 dhe 2023, për shënim të Marrëveshjes së Ohrit nuk janë organizuar tryeza shkencore serioze me ekspertë të brendshëm dhe të huaj dhe as konferenca për çështjet që lidhen me realizimin e plotë të marrëveshjes./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme