Kaq zjarre u shuan në gjysmën e parë të muajit gusht

Qendra për Menaxhimin e Krizave bën të ditur se në gjysmën e parë të këtij muaji janë shuar 370 zjarre. Katër zjarre të reja në pyje kanë shpërthyer dje.

Drejtori i QKM-së Stojançe Angelov njoftoi se zjarre kanë shpërthyer në Resnjë dhe Ohër në Galiçicë, në malin Lubin afër fshatit Cer, në lokalitetin Klepalo, Berovë dhe në lokalitetin Çupino Brdo, afër fshatit Lukë të Krivo Palankës.

Prej ditës së djeshme Ushtria është përfshirë sërish në luftimin e zjarreve, ndërsa mekanizmi i ndihmës së BE-së është aktivizuar dy herë. Gjermania, Hungaria, Qiproja, Sllovenia dhe Serbia dërguan zjarrfikës, avionë, traktorë ajrore dhe pajisje.

Nga 15 korriku i këtij viti është në fuqi ndalimi i plotë i lëvizjes nëpër pyje nga ora 06:00 deri në orën 20:00. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, ndalimi do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku i zjarreve në pyje është ulur.

Nga atje thonë se me kërkesë të “Pyjeve Kombëtare” është dhënë pëlqimi për ndalim të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në përputhje me nenin 57, paragrafi 3 i Ligjit për pyje për shkak të rrezikshmërisë së shtuar dhe parandalimit të zjarreve në ambiente të hapura.

Për mosrespektim të ndalesës, personat e kapur do të gjobiten nga 1500 deri në 2000 euro në kundërvlerë në denarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme