Ish ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili aktualisht ndodhet në krye të Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka reaguar mbi situatën aktuale të zjarreve në zonën e Çërrila të Mallakastrës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga zonat e prekura prej flakëve dhe Balla e cilëson gjendjen tepër kritike.
Ai shprehet se forcat e shumta zjarrfikëse po luftojnë për mbrojtjen e banesa dhe se pas komunikimit me AKMC-në për pak do të mbërrijë dhe helikopteri i forcave të armatosura për ndihmë nga ajri.
POSTIMI
Çërrila, Mallakastër, po përballet me një situatë tepër kritike. Forcat zjarrfikëse po luftojnë për mbrojtjen e banesave, ndërsa pas komunikimit me AKMC për pak mbërrin dhe helikopteri i forcave të armatosura