“Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun për shuarjen e flakëve!” -Situata e zjarrit në Malin e Tomorrit, Ministria e Mbrojtjes: Ndërhyrja e vështirë por zonat e banuara janë jashtë rrezikut

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën me zjarrin në Malin e Tomorrit, teksa shprehet se ndodhet nën monitorim.


Reagimi ka ardhur përmes një njoftimi zyrtar të ministrisë, duke sqaruar se ndodhen forca të shumta në terren si dhe avioni rumun Spartan po bën ndërhyrje nga ajri për të mundësuar shuarjen e flakëve.

Sipas ministrisë, ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët.

Sakaq, bëhet e ditur se zonat e banuara nuk ndodhen në rrezik.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun #Spartan me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorrit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrëfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme