Tubimi në autostradën Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë, përdoret gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Banorët e zonës së Krujës dhe Kurbinit kanë dalë sërish në protestë në autostradën Thumanë-Kashar, duke e bllokuar kështu qarkullimin rrugor në këtë aks.


Ashtu si dhe herët e tjera, ka pasur përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu.

Këta të fundit kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë banorët. Për këtë shkak, disa prej protestuesve nuk janë ndjerë mirë.

Vetëm pas disa momentesh tensioni është arritur zmbrapsja e protestuesve dhe lirimi i qarkullimit të automjeteve në autostradë.

Banorët kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar akses hyrje dhe dalje në këtë austradë, pasi shprehin shqetësimin se u janë bllokuar mundësitë ekonomike pasi rruga nuk ka qasje në biznese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme